Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

57-të trofe, Paris Saint-Germain "shijon" sukseset pas triumfit në Kupën Ndërkontinentale (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
57-të trofe, Paris Saint-Germain "shijon" sukseset pas triumfit
Paris Saint-German duke festuar në Kupën ndërkontinetale

Supersfida mes Paris Saint-Germain dhe Flamengos e cila ishte dueli për Kupën ndërkontinentale, u mbyll me shifra 2-1 në favor të francezëve. Një triumf ky i cili iu dhuroi skuadrës, një tjetër kupë në “raftin e sukseseve”.

Ngjarje të mëdha sigurisht që krenojnë jo vetëm tifozët por edhe vetë klubin, i cili nuk ka ngurruar të postojë në rrjetin e tij social “Facebook”, një video në të cilën shihet kupa dhe lojtarët. Ndërsa postimi është shoqëruar edhe me shkrimin: Çfarë viti i mrekullueshëm.

Me fitoren ndaj Flamengos dhe kupën e merituar, Paris Saint-German dëshmon edhe njëherë formën perfekte të të gjithë skuadrës. Sukses i cili përkthehet edhe si i 57-të, i klubit .Një shifër që dëshmon vazhdimësinë e arritjeve të klubit ndër dekada dhe rritjen e jashtëzakonshme që prej vitit 2011, kur PSG u ble nga Qatar Sports Investments.

Në ndeshjen spektakolare, koha e rregullt u mbyll në barazim me shifrat 1-1, ndërsa fati i trofeut u vendos nga pika e penalltisë, ku PSG u tregua më i saktë duke fituar 2-1 dhe duke shtuar edhe një titull prestigjioz në arkivin e tij.

Viti 2025 rezultoi rekord për klubin, me PSG-në që arriti shifrën historike prej 50 fitoresh brenda një viti kalendarik, një arritje e paprecedentë në historinë e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu