Pogradeci
Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi formacionin më të mirë të javës së 16-të në Kategorinë e Parë. Në këtë 11-she, bënin pjesë edhe dy lojtarë të Pogradecit.
Vangjel Zguro në mbrojtje dhe Freeman Pius në majën e sulmit, ishin ata që përfaqësonin ekipin “liqenor” në këtë formacion. Sigurisht që s’mund të kalonte pa u duartrokitur ky moment.
Është vetë klubi i Pogradecit, i cili ka publikuar foton e formacionit në faqen zyrtare. Ndërkohë që foton e ka shoqëruar me një figurë “duartrokitjeje”, duke u krenuar kështu me dy futbollistët e tij.
"Story" i Pogradecit
Poll
