Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Para ndeshjes me Turqinë, restoranti në Prishtinë befason tifozët turq: I keni falas, borxhin e keni larë në 1999-ën

Shkruar nga NEWSPORT
Para ndeshjes me Turqinë, restoranti në Prishtinë befason
Kosova

Tifozë dhe dashamirës shqiptarë të futbollit, sonte do i kenë “sytë” nga Prishtina, “tempulli” ku do të mbahet ndeshja historike për nga rëndësia, Kosovë – Turqi, “Play-Off” i Kupës së Botës.

Ndërkohë një restorant në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të pritur tifozët turq të cilët kanë shkuar në Kosovë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, duke u ofruar atyre kafe dhe çaj falas.

Një tabelë e vendosur në hyrje të lokalit, ka “marrë dhenë” në rrjetet sociale duke treguar kështu një gjest simbolik i cili është përqafuar nga shumë njerëz.

“Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për tifozët turq. Borxhin e ke keni larë në 1999-ën” shkruhet në tabelën e vendosurjashtë ambienteve të restorantit.

Kujtojmë se sot Vedat Muriqi me shokë do kërkojnë kualifikimin në Botëriorin Amerikan, duke i dhënë fund pritjes së shqiptarëve për të qenë pjesëmarrës në kompeticionin më elitar në spektrin futbollistik.

Edhe pse në “letër”, Turqia është disi më favorite, “Dardanët” kanë treguar se janë të paparashikueshëm, rasti i fundit ishte eliminimi i Sllovakisë në mes të Bratislavës. Takimi do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, prej orës 20:45. 

Para ndeshjes me Turqinë, restoranti në Prishtinë befason
Tabela e vendosur jashte restorantit ne Prishtine

 

Poll

Lexo gjithashtu