Heiderber Ramírez nuk do të jetë më futbollist i Flamurtarit. 25-vjeçari që u bë pjesë e vlonjatëve në shtator të këtij viti, ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë.
Futbollisti nga Venezuela me Flamurtarin në këtë sezon të Superiores ka luajtur mnë 13 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol. Ndërkohë në Kupën e Shqipërisë ka luajtur në 2 sfida dhe ka shënuar 4 gola.
Paraqitje që gjithsesi nuk kanë mjaftuar për të vijuar qëndrimin në Vlorë. Një largim i papritur ky, i cili “shtang” klubin, pasi siç dihet edhe në bazë të ndeshjeve të luajtura, ishte një nga lojtarët kryesorë në formacionin e kuqezinjve.
Nuk dihet ende arsyet e këtij vendimi, teksa në ditët në vazhdim pritet të mësohet se çfarë ka ndodhur. Gjithashtu pritet edhe një reagim nga palët për të qartësuar situatën.
