Elbasani
Elbasani do të përballet me Dinamon të dielën, në ndeshjen e vlefshme për raudin e dytë të fazës finale në “Abissnet Superiore”. Kjo sfidë e cila pritet të luhet në stadiumin “Air Albania” do të nisë në orën 19:00.
Pak ditë para këtij dueli, verdheblutë kanë zgjedhur të festojnë ditëlindjen e portierit Klevi Totoshi, i cili mbush 22 vjeç. Vetë klubi ka publikuar një foto të portierit në “Instastory”, duke i shprehur një urim të shkurtër, por me shumë vlerë.
Një mënyrë e veçantë për të “lënë pas” atë paraqitje zhgënjyese në sfidën e fundit të humbur me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Egnatias.
Postimi në "Instastory" i Elbasanit
Poll
