FSHF
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF informon se në varësi të rezultateve të ndeshjeve të kësaj jave në fazën “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, mund të ketë ndryshime në kalendar.
Kjo, nëse rezultati i një ndeshje mund të influencojë apo ndikojë në atë të tjetrës, atëherë dy ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë (19:00) datë 31 maj.
Në këtë rast, konkretisht ndeshja Egnatia-Dinamo City, e planifikuar për t’u luajtur më 29 maj, do të spostohet për më 31 maj në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, duke u zhvilluar paralelisht me takimin Vllaznia-AF Elbasani, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Poll

