Eneo Bitri
Eneo Bitri do të jetë futbollisti më i ri i Egnatias. Qendërmbrojtësi 29-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Hungari me Nyiregyhaza, për të nisur një të re me rrogozhinasit.
Burime për mediat raportojnë se edhe Partizani ishte në garë për shërbimet e ish-kapitenit të tyre, por Egnatia u tregua më e “shpejtë”. Kështu, Bitri do të rikthehet në Superiore.
Në të shkuarën në Shqipëri, 29-vjeçari ka luajtur me ekipe si Tomori, Partizani dhe Kamza.
Më vonë ai është transferuar në Kazakistan te Astana, teksa ka luajtur edhe me ekipin çek Banik Ostrava, atë polak Cracovia, skuadrën hungareze Valeranga dhe me hungarezët e Gyor.
Poll
