Julian Ahmataj
Skënderbeu ia doli që të rikthehej në “Abissnet Superiore” vetëm pas një sezoni në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që drejtuesit e klubit korçar kanë nisur punën për trajnerin e ri, pasi Ernest Gjoka do të largohet.
Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Julian Ahmatajt. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare U19 është shumë pranë akordit me Skënderbeun, pasi edhe drejtuesit e klubit e shohin si emrin e duhur për stolin “bardhekuq”.
Kujtojmë se 48-vjeçari ka një karrierë interesante si trajner në Shqipëri. Ahmataj ka drejtuar ekipe si Teuta, Bylis, Besa, Korabi, Burreli, Kamza, Luftëtari dhe Tirana. Ndërsa e Skënderbeu do të ishte një rikthim, pasi i ka drejtuar 19 ndeshje gjatë sezonit 2020/2021.
Poll
