Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Nisin largimet nga Tirana, titullari që u “gozhdua” në stol ndan rrugët me kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Nisin largimet nga Tirana, titullari që u “gozhdua”
Tirana

Angelo Tafas nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Portieri 25-vjeçar dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre vetëm pas një sezoni.

Këtë sezon me “bardheblutë”, Tafas luajti 24 ndeshje dhe deri në janar ishte titullar absolut. Por me rikthimin e Visar Bekajt, gardiani 25-vjeçar u “gozhdua” në stol, duke mos qenë më zgjedhje e parë. Kështu, Tafas del “okazion” për disa klube që mund të duan përforcime në portë.

Kujtojmë se karrierën e tij, 25-vjeçari e ka nisur me AEK Athinë, për të luajtur më pas në Greqi me skuadra të tjera si Loutraki, APO Keratsini dhe Ionikos Nikea. Në vitin 2020, Tafas firmosi me Kukësin, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me Gjilanin e Teutën.

Poll

Lexo gjithashtu