Shefi i sektorit të arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Versus” në Telesport, ndërsa ka prekur rastin e diskutueshëm të ndeshjes Bayern – PSG, ku mesfushori Joao Neves preku topin me dorë në zonë, teksa shoku i ekipit po e largonte jashtë saj:
“Për rastin e prekjes me dorë të topit nga Joao Neves brenda zonës, teksa shoku i tij i ekipit e goditi për ta larguar. Të jeni të sigurtë që të gjithë lojtarët e Bayern kur kanë qenë të ftohtë, e kanë kuptuar dhe e dinin që një prekej me dorë e topit, e kësaj natyre, nuk konsiderohet faull.
Ne në kampionatin shqiptar, trajnojmë trajnerët para fillimit të kampionatit, ftojmë kapitenët, ftojmë drejtorët ekzekutiv dhe i japim të gjithë ndryshimet e reja.
I japim të gjitha kriteret, situatat. Pra, të jeni të sigurtë edhe vetë lojtarët e drejtuesit e Bayern, e dinë shumë mirë që rasti konkret nuk është shkelje, pra jo penallti”.
