Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

U la jashtë Botërorit, reagon “zemërthyer” ylli i Anglisë: Jam i shkatërruar, nuk e prisja!

Shkruar nga NEWSPORT
U la jashtë Botërorit, reagon “zemërthyer” ylli i
Marcus Rashford & Harry Maguire

Lista zyrtare e kombëtares së Anglisë për Kupën e Botës 2026, do të publikohet sot. Por janë mësuar disa emra të lënë jashtë, siç është ai i mbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire.

Ky i fundit ka reaguar shumë i prekur nga vendimi që ka marrë trajneri Thomas Thuchel. 33-vjeçari është shprehur se nuk e kishte pritur këtë vendim, duke shpresuar shumë që do të merrte pjesë në Botëror.

“Kisha besim se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam pasur. Kam mbetur i shokuar dhe shkatërruar nga vendimi. Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vesh atë fanellë dhe të përfaqësoj vendin tim gjatë viteve. U uroj lojtarëve gjithë të mirat këtë verë”, ka thënë Maguire.

Kujtojmë që Anglia do të militojë në Grupin L. Aty, “3 Luanët” janë së bashku me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.

 

Poll

Lexo gjithashtu