Gabriel Olamide Ogungbire është një nga emrat që po përflitet për një kalim te Tirana. 23-vjeçari nigerian ka eksperiencë në futbollin shqiptar me Shirokën, në Kategorinë e Dytë dhe në Kategorinë e Tretë.
Mirëpo, momentalisht është vetëm një emër që po “lakohet” dhe asgjë konkrete. Pikërisht ky lojtar ka bërë mjaft mirë në Kategorinë e Dytë gjatë sezonit që lamë pas. Në 21 ndeshje me Shirokën, Ogungbire ka shënuar 13 gola.
Ai cilësohet si një “Itodo Mandela” i ri, duke marrë shkas kalimin e këtij të fundit nga Luzi te Dinamo dhe më pas “shpërthimi” i tij në Superiore, por edhe tanimë në Premier League-n e Ukrainës.
Por, ky transferim nuk do të jetë aq i lehtë për klubin e Tiranës. Këta të fundit duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me klubin e Shirokës, të cilët zotërojnë kartonin e nigerianit.



