Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Disiplina "shkund" Elbasanin prag ndeshjes me Dinamon, nuk kursen as Besën me Luftëtarin (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina "shkund" Elbasanin prag ndeshjes me Dinamon, nuk kursen as
Disiplina

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur dhe vendimet për ditën e sotme, të lidhura me javën futbollistike në vend. Këto vendime lidhnen me Superioren dhe futbollin e moshave 

Kështu, Elbasani është ndëshkuar për sjelljen e gabuar të tifozëve, duke marrë dhe një gjobë të majme prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Po ashtu, masë të "ashpër" ka marrë dhe Besa e Kavajës për moshat U-19, duke u gjobitur me të njëjtën masë, si dhe humbet ndeshjen në tavolinë përballë Pogradecit me rezultatin 0-3. Të njëjtin fat ka pësuar dhe Luftëtari i moshave U-17 ndaj Pogradecit U-17.

Vendimi për t'u tërhequr nga zhvillimi i ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë më shumë se një herë nuk është toleruar nga Etika që e përjashton nga aktiviteti për këtë sezon dhe zbret një kategori më poshtë, duke u penalizuar po ashtu dhe me zbritjen e 6 pikëve në sezonin pasardhës. 

VENDIMET: 

"AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Pogradeci U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Luftetari U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Pogradeci U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Në zbatim të neneve 6/3/h dhe 32 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, si dhe bazuar në nenin 27/1 të Rregullores së Veprimtarisë, për shkak të tërheqjes nga zhvillimi i ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 në më shumë se një rast, AF Luftëtari U-17 përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2025–2026, zbritet në një kategori më të ulët dhe penalizohet me zbritjen e 6 (gjashtë) pikëve në sezonin pasardhës.

KF Turbina U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-16, kundër FC Kinostudio U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i FC Besa U-15, Kosta Bruca, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Atletik Klub U-15, Rejan Sadikaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Kinostudio U-15, Ensar Balliu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Kinostudio U-15, Mateo Kurti, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Laçi U-14, Altin Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
AF L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF DEA U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Përmeti U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Flamur Shehu U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Tepelena U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Argjiro U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Flamur Shehu U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër Tepelena B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i Don Bosko Academy U-13, Erblin Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Burreli U-13, Sokol Fagu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Albanet U-16, Rejan Kurti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së KF Vllaznia Vajza, në lidhje me rishikimin e vendimit nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit."

Poll

Lexo gjithashtu