ILIRIA – SKËNDERBEU 0 - 2 (Abiodoun 45+3', Çuçka 57')
Ka përfunduar ndeshja e prapambetur mes Ilirisë dhe Skënderbeut. Këto të fundit kanë mundur të shënojnë 2 gola dhe kanë siguruar një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kampionat, me korçarët që rikthehen te fitorja në Kategorinë e Parë dhe "thellojnë" diferencat me rivalët.
Vendimtarë me golat e tyre ishin Abiadoun dhe Çuçka. I pari shënoi në 45 minutat e para, i cili kaloi kështu në avantazh korçarët, të cilët udhëhoqën 0-1 ndaj Ilirisë në “Elbasan Arena” pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë dyfishoi shifrat Çuçko në minutën e 57-të, duke "vulosur" trimfin e të besuarve të Ernest Gjokës.
Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë, e cila u shty 2 javë më parë për shkak të dhunës së ndodhur në Fushë – Krujë në stadiumin “Redi Maloku”, ku vendasit sulmuan kundërshtarët.
Kategoria e Parë: Ndeshja e prapambetur e javës së 14-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Ditmir Grimci
FORMACIONET ZYRTARE:
ILIRIA: Xhika, Kallaku, Stafa, Sejdiu, Demiraj, Jakubu, Diarrasuba, Osikel, Lika, S. Selmani, Veriu. Trajner: Dritan Smajli
SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Ramos, Vangjeli, Estrela, Janaqi, Çuçka, Nasr, Shaqe, Abubakar, Tajo. Trajner: Ernest Gjoka.
Goli i parë
Goli i dytë
