
Janë mbyllur 4 ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Në këto 4 sfida, janë shënuar 12 gola.
Kastrioti u mposht minimalisht me rezultatin 0-1 nga Besa. Në krahun tjetër, skuadra e Flamurtarit nuk gaboi në shtëpi duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj ekipit të Kukësit.
Në ndeshjet e tjera, Valbona dhe Vora e mbyllën mes spektaklit të 7 golave. Ekipi i Vorës triumfoi 3-4. Ndërsa Korabi "ngec" duke barazuar 1-1 kundër Erzenit.
NDESHJET:
KASTRIOTI – BESA 0 – 1 ( Oliviera 31')
FLAMURTARI – KUKËSI 2 – 0 (Ememe 75', Beqja 80')
VALBONA – VORA 3 – 4 (Wahab 1', Farruku 15', Da Silva/ Ruzgis 35', Shehi 44', Kasalla 45+1', Ismaili 47')
KORABI – ERZENI 1 - 1 (Buci 16' / Duraku 79')