
Ditën e sotme është mbyllur java e 5-të të Kategorisë së Parë. Flamurtari – Apolonia dhe Valbona – Kukësi ishin ndeshjet të cilat mbyllën këtë javë të kampionatit.
Flamurtari fitoi pa probleme 3-1 në shtëpi përballë Apolonisë. Golat për vlonjatët u shënuan nga Ememe, Oshafi dhe Pjeshka. Në krahun tjetër, golin e vetëm për fierakët e shënoi Maksuti.
Në ndeshjen tjetër, Kukësi fitoi me përmbysjë në transfertë përballë Valbonës. Ishin këta të fundit që kaluan si fillim në avantazh me Mashin, por kapiteni Beshiraj përmbysi gjithçka me dygolësh në fraksionin e dytë.
Flamurtari 3 – 1 Apolonia (Ememe 32', Oshafi 55', D.Pjeshka 65' / Maksuti 85')
Flamurtari: Kaloshi, Bolanos Ramirez, D.Pjeshka, Alla, Trashi, Oshafi, Marku, Dos Santos, Nbangaly, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli.
Apolonia: Bushi, Topi, Asllanaj, Yasin, Trifoni, Hebeja, Repaj, Ndubuisi, Musa, Ayivi, Umejiego. Trajner: Artan Mërgjyshi.
32' GOL Flamurtari, shënon Ememe.
65' GOL Flamurtari shënon Denis Pjeshka.
Valbona 1 – 2 Kukësi (Mashi 4' / Beshiraj 61', 80')
Valbona: Hoxha, Mashi, Llanaj, Balla, Kovaçi, Alinani, Farruku, Da Silva Sousa, Krasniqi, Zeqiraj, Wahab. Trajner: Emiljan Gega.
Kukësi: Dervishaj, Lala, Victor Jaiyeola, Yusuf, Beshiraj, Hasaj, Sadiq, Kapllanaj, Angelotti, Selita, Birçaj. Trajner: Emiljano Çela.