Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 12 gola në 3 ndeshje! Laçi dhe Pogradeci luajnë “poker”, Kukësi mjaftohet me 1 pikë në shtëpi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 12 gola në 3 ndeshje! Laçi dhe Pogradeci luajnë
Pogradeci - Kastrioti

Ditën e sotme janë zhvilluar 3 ndeshjet përmbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë së Parë. Në këto 3 duele të zhvilluara sot, u shënuan një total prej 12 golash.

Pogradeci ia doli që të fitonte në shtëpi pa probleme përballë Kastrioti me shifrat 4-0. Po me këtë rezultat fitoi edhe skuadra e Laçit në shtëpi, kundër ekipit të Burrelit.

Në krahun tjetër, Kukësi u mjaftua me 1 pikë në “Kukës Arena”. Verilindorët barazuan me rezultatin 2-2 përballë ekipit gjirokastrit, Luftëtarit.

Kukësi 2 – 2 Luftëtari (Sadiq 44', Dragoshi 45+4' / Nyanguila 11', Isteri 45+3')

Laçi 4 – 0 Burreli (Traore 36', 66', Jiakponna 61', Kalaj 82')

Pogradeci 4 – 0 Kastrioti (Greca 11', Pius 55', Babatunde 62', Santi 89')

Poll

Lexo gjithashtu