Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Gol në “in-extremis”, Laçi shtang korçarët dhe fiton titullin në tokën rivale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol në “in-extremis”, Laçi shtang
Skënderbeu - Laçi

Skuadra e Laçit fitoi titullin në Kategorinë e Parë, duke fituar në javën e fundit ndaj Skënderbeut në Korçë. Golin e triumfit për kurbinasit e shënoi mbrojtësi Kurti në limitet e shtesës.

Në tërësi, Laçi ishte më kërkues, ndërsa në fatet e këtij ballafaqimi, ndikoi edhe kartoni i kuq prej Ndiaye, minuta e 74-të.

Pas 33 javësh të luajtura në Kategorinë e Parë, Laçi e mbylli në krye me 79 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu ndjekës. Si ekipi korçar, ashtu edhe ai krubinas e kanë siguruar ngjitjen për sezonin e ardhshëm në Superiore.         

Skënderbeu 0 – 1 Laçi (Kurti 90+7')

90+8' - Përfundon ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçi, ekipi korçarë fiton titullin në Kategorinë e Parë.

90+7' - Laçi shënon në limitë me Kurtin.

 

71' - Ndiaje merr karton të kuq pas rishikimit në VAR.

46' - Starton pjesa e dytë.

45' - Mbyllet pjesa e parë pa gola.

24' - Skuadra kurbinase "flirton" me golin, Skënderbeun e shpëton fati.

6' - Laçi tenton nga goditja e dënimit, tentativa ndalet në "murin" e ekipit vendas.

 

1’ Shkelmohet topi i parë në Korçë

 

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dobjani, De Oliveira, Nasr, Beshiraj, Dumfour, Gjumsi, Estrella, Vangjeli, Janaqi, Aboubacar, Shaqe.

Trajner: Ernest Gjoka.

LAÇI: Biba, Azizi, Kurti, Jiakpona, Tresa, Myrta, Muhamed, Bibo, Mjaki, Traore, Nërguti.

Trajner: Naci Sensoy.   

Kategoria e Parë: Java e 33-të

Stadiumi: “Skënderbeu”

Arbitër: Florian Lata

Poll

Lexo gjithashtu