
Kategoria e Pare
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Takime këto të vlefshme për javën e 16-të të kampionatit.
Në këto 3 sfida janë shënuar 9 gola. Fitore bindëse ka marrë Vora kundër Korabit, ku skuadra e Arian Bellait ka triumfuar 3-0 në shtëpi.
Fitore të rëndësishme mori edhe Burreli ndaj Kastriotit. vendasit kanë triumfuar 3-1 ndaj krutanëve. Ndërkohë Kukësi ia del në sekondat e fundit të barazojë shifrat 1-1 me Valbonën në shtëpi.
REZULTATET:
Burreli 3 – 1 Kastrioti (Dedgjonaj 18', Rrapi 51', 56'/ Kuka 11')
Kukësi 1 – 1 Valbona (Danaj 90+6'/ Vidrica 28')
Vora 3 – 0 Korabi (Kasalla 6', Rushiti 29', Aneni 80')
Poll