Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi bën transferimin “big”, rikthen në ekip futbollistin që e mbylli me kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi bën transferimin “big”, rikthen në ekip
Eni Imami

Kukësit edhe në këtë sezon do të vazhdojë të luajë në Kategorinë e Parë, me verilindorët që do të synojnë rikthimin në Superiore. Epër të arritur këtë objektiv, klubi ka menduar të bëjë transferime “big”.

Kështu rikthehet në Kukës pas disa vitesh Eni Imami. Ky i fundit e mbylli sezonin me Vorës  si kampion, teksa tashmë do të riveshë fanellën e kuksianëve për të bërë të njëjtën gjë, për të rikthyer Kukësin në elitë.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje. Rikthimi i Imamit në Kukës padiskutim sjell eksperiencë dhe garanci, pasi siç dihet mbrojtësi ka një karrierë të pasur në Shqipëri, ku përveç Kukësit e Vorës ka luajtur me ekipe si Skënderbeu, Tirana, Teutën, Vllazninë, Laçin, Dinamon, Flamurtarit, ndërsa ka provuar të luajë edhe me Partizanin e grupmoshës U-17.

Poll

Lexo gjithashtu