Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Kjo ishte ndeshja e parë, ndikuan edhe emocionet”, Ard Mema: Shpërdoruam shumë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo ishte ndeshja e parë, ndikuan edhe emocionet”, Ard Mema:
Ardian Mema

Ndoshta është dhe ndeshja e parë por e rëndësishme që dalim para portës dhe kemi rastet e nevojshme për të shënuar por sot nuk shënuam. Katër apo pesë raste janë shumë në futboll por do shikohet në vazhdimësi. Kjo është ndeshja e parë, ndoshta dhe pjesa emocionale, çdo gjë ndodh.

"Tërheqja e sulmuesit, ndodh shpeshherë që për ta zbrazuar mbrojtjen e kundërshtarit, bëhen tërheqjet që mund të jenë strategji e trajnerit apo e lojës. E rëndësishme është të dalësh para portës dhe të kesh mundësinë për të shënuar.

Ne shpërdoruam shumë dhe kjo ishte pjesa që duhet të kemi kujdes dhe të fokusohemi në vazhdimësi. Puna dhe stërvitja duhet për të shënuar golin pavarësisht që nuk e shënuam nga sulmuesi kryesor por mund të vijë nga linja e dytë, një mesfushor që të shënojë golin.

Ekipi është shprehur mirë dhe ka pasur rastet e nevojshme për të fituar ndeshjen. Ndoshta dhe një gol të liron emocionalisht dhe psikologjikisht. Ndoshta kjo na ka munguar sot. Dhe me vazhdimin e lojës lojtarët bëhen konfuz. Kemi një ekip që duhet të shënojmë shpejt se mund të lirohemi shumë më tepër se ajo lojë e mirë që u bë.

Mendoj se katër apo pesë ekipet e para janë minisuperiore sepse kanë zbritur dhe poshtë shumë lojtarë nga Superiorja në ligën tonë. E shoh ligë të fortë. Besoj do ketë rivalitet deri në fund. Jemi disa skuadra që kemi bërë disa investime por në fund fare do duket kush do e mbajë dhe kush do jetë i aftë të ruajë vazhdimësinë dhe të ruajë rezultatin. Ajo që më bëri keq sot është pjesa e tre pikëve. Si lojë nuk flas dot se i thashë dhe më sipër. Faleminderit!", u shpreh Mema. 

Poll

Lexo gjithashtu