Kategoria e Parë ka mbyllur dje javën e 24-të të kampionatit dhe tashmë kanë nisur të mësohen edhe verdiktet e para të këtij sezoni. Skënderbeu vazhdon të kreysorë në kampionat me 57 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë dhe 8 më shumë se Pogradeci i vendit të tretë.
Dhe pikërisht verdikti i parë i takon skuadrës korçare. Fale paraqitjeve dhe rezultateve të siguruara deri më tani, ekipi i Ernest Gjokës ka siguruar matematikisht “Play-Off”. Kjo pasi diferenca me Besën që ndodhet në vendin e 7-të është plot 29 pikë, kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundit i kampionatit
Padiskutim që qëllimi dhe synimi kryesorë është ngjitja direkte në Superiore dhe për rikthimin në elitë duket se Skënderbeu në këtë sezon po “gllabëron” çdo kundërshtar që i del para.
Por nga ana tjetër ky verdikt “hap” kështu edhe rrugën e verdikteteve të tjera që priten të zbulohen javë pas jave.
