Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë/ Java e 20-të luhet e ndarë në tre ditë, spikat Pogradeci - Korabi (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Java e 20-të luhet e ndarë në tre
Kategoria e Parë

Java e 20-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet e ndarë në tre ditë dhe pritet të sjellë ndeshje interesante në garën për objektivat sezonale. Java nis të premten me sfidën mes Skënderbeut dhe Kastriotit, që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në orën 13:30. Korçarët kryesojnë kampionatin me 44 pikë dhe synojnë të vijojnë serinë pozitive me në tjetër fitore.

Katër takimet e tjera të javës së 20-të janë programuar për të shtunën, të gjitha në orën 13:30. Laçi, që renditet në vendin e dytë, pret në shtëpi AF Luftëtarin. Bardhezinjtë po kalojnë një formë shumë të mirë, me pesë fitore radhazi në pesë ndeshjet e fundit, dhe do të kërkojnë fitoren e radhës para tifozëve të tyre.

Në “Kukës Arena”, Kukësi përballet me Besën e Kavajës, ndërsa Pogradeci, që mban vendin e tretë dhe ndodhet vetëm tre pikë larg Laçit, luan në shtëpi ndaj Korabit.

Po të shtunën, Iliria do të presë Apoloninë, me objektivin për t’u rikthyer te fitorja pas një ecurie jo pozitive në javët e fundit.

Java e 20-të e Kategorisë së Parë mbyllet të dielën në stadiumin “Roza Haxhiu” me ndeshjen mes Lushnjës dhe Burrelit, një përballje e luftuar ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve.

Kategoria e Parë, java 20

Skënderbeu – Kastrioti 30.01.2026 13:30

KF Laçi – AF Luftëtari 31.01.2026 13:30

Kukësi – Besa 31.01.2026 13:30

Pogradeci – Korabi 31.01.2026 13:30

Iliria – Apolonia 31.01.2026 13:30

Lushnja – Burreli 01.02.2026 13:30

Poll

Lexo gjithashtu