
Jo vetëm Superiorja, në fundjavë në fushë do të zbresin edhe ekipet e Kategorisë së Parë. 12 skuadrat do të kërkojnë të nisin me këmbën e mbarë sezonin e ri, ndërsa është zbuluar edhe kalendari i ndeshjeve.
Kështu të shtunën është programuar të zhvillohen 5 ndeshje. Në orën 17:00 do të luhen paralelisht 4 ndeshje. gjithçka do të nisë me duelet Iliria – Laçi, Kukësi – Apolonia, Luftëtari – Korabi dhe Besa – Kastrioti. Ndërkohë në mbrëmje vëmendja do të jetë në Korçë, aty ku do të luhet në orën 20:00 përballja mes Skënderbeut dhe Burrelit.
Nga ana tjetër të dielën është parashikuar të luhet ndeshja e fundit e javës së parë të kampionatit. Në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Pogradeci dhe Lushnja. Duele mjaft të rëndësishme që marrin vëmendjen e tifozëve.
Kalendari i javës së parë të Kategorisë së Parë:
Të shtunën:
17:00/ Iliria – Laçi
17:00/ Kukësi – Apolonia
17:00/ Luftëtari – Korabi
17:00/ Besa - Kastrioti
20:00/ Skënderbeu – Burreli
Të dielën:
17:00/ Pogradeci – Lushnja