Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kategoria e Parë hyn në fazën e “nxehtë”, zbulohet AXHENDA e javës së 23-të të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë hyn në fazën e “nxehtë”,
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë ka mbyllur fazën e dytë të saj dhe tashmë ekipet do të jenë në sprintin e fundit për të arritur drejt objektivave. Ky kampionat hyn në fazën më interesante të saj, ku çdo pikë do të vlejë shumëfish.

Kështu skuadrat në fundjavë do të “ndezin motorët” për sfidat e fundit, teksa do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 23-të. Saktësisht sfidat e kësaj jave do të luhet të shtunë dhe të hënë, më 15 dhe 17 shkurt në të njëjtën orë, 13:00.

Duele mjaft interesante janë në program, ku përplasen mes tyre ekipe me objektiva të ndryshme. Vora kryesuese do të presë në shtëpi skuadrën e Erzenit, ndërsa Flamurtari do të rpesë Vaalbonën.

E luftuar do të jetë përballja mes Besës dhe Kukësit. Të shtunën do të luhet edhe dueli mes Lushnjes dhe Kastriotit.

Ndërkohë ditën e hënë do të zhvillohen ndeshjet e fundit të kësaj jave. Pogradeci dhe Apolonia do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët e javës 23-të të kampionatit si dhe Burreli - Korabi. 

Kategoria e Parë hyn në fazën e “nxehtë”,
 


 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga