Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Hapa “fals” nga Besa e Flamurtari, “feston” Vora. Erzeni merr fitoren e parë (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Hapa “fals” nga Besa e Flamurtari,
Kategoria e Parë

Kategoria e Parë ditën e djeshme ka përfunduar ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit. Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Pogradecin, ndërsa Korabi fiton duelin e mbijetesës me valbonës.

Rezultate të rëndësishme janë marrë nga ekipet, teksa bie në sy fitorja e Erzenit ndaj Besës. Shijakasit siguruan 3 pikët e para në këtë sezon, teksa ndalën në transfertë kavajasit e Emiliano Çelës.

Kjo javë foli në favor të Vorës, me skuadrën e Arian Bellait që vazhdon të distancohet nga ndjekësit. Tashmë kryesojnë me47 pikë, 4 më shumë se Flamurtari dhe 8 më shumë se Besa e Kavajës. “Top-6”-shja plotësohet nga Burreli me 31 pikë, Kastrioti  e 29 pikë dhe Lushnja me 24 pikë.

Po kaq pikë ka edhe Pogradeci, teksa me 1 pikë më pak ndodhet Apolonia. Me 20 pikë renditet Kukësi në vendin e 9-të dhe verilindorët ndiqen nga Korabi me 19 pikë. 12 pika ka skuadra er Valbonës, ndërsa shkon në kuotën e 7 pikëve ekipi i Erzenit.

KATEGORIA E PARË/ Hapa “fals” nga Besa e Flamurtari,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga