
Mladen Milinkovic
Flamurtari kërkon një trajner me eksperiencë për sezonin e ri që të bëjë të mundur edhe rikthimin në elitë. Një emër i njohur ka dalë në skenë për të drejtuar kuqezinjtë.
Mladen Milinkovic është shumë afër rikthimit në Shqipëri. Trajneri serb është një njohës shumë i mirë i Superiores, pasi në të kaluarën ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin.
Aktualisht 56-vjeçari është pa një skuadër dhe kjo e afron akoma më shumë me Vlorën. Vlonjatët e pëlqejnë Milinkovic dhe në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë transferim.
Poll