
Kategoria e Pare
Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të zbresë ditën e mërkurë në fushën e lojës. Duele mjaft interesante dhe të luftuara janë në program, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 29-të të kampionatit.
Kështu të gjitha përballjet e kësaj jave do të luhen në 2 ditë dhe në orare të ndryshme. Saktësisht të mërkurën dhe të enjten.
Gjithçka do të nisë me sfidën mes Besës dhe Burrelit, takim që do të luhet ditën e nesaërme në orën 12:30. Ndërkohë në orën 14:00 do të sfidohen mes tyre Flamurtari – Pogradeci, Valbona – Kastrioti dhe Vora – Lushnja.
2 takimet e tjera të kësaj jave do të luhen ditën e enjte në orën 14:00. Kështu do të sfidohen mes tyre Erzeni – Korabi dhe Kukësi – Apolonia.
