
Pogradeci arriti një fitore të madhe në transfertë ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë së Parë. Një humbje që stopon ecurinë pozitive të vlonjatëve, nga ana tjetër një fitore që ngjit liqenorët në vendin e pestë. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i Porgradecit, Ardian Mema doli në prononcim për mediat.
“Ngushëllohesh me 9-10 ditë të Kombëtares, ne e kemi punë të përditëshme. Pati njëlloj qetësie ekipi. I kënaqur jam me rezultatin. Vlora ke ekip shumë të mirë. E kisha përgatitur si ndeshje. Ne me manovrën tonë ia dolëm, kjo më kënaq shumë.
Jemi brenda objektivave sepse jemi për play-off. Flamurtari test i mirë. Më ndihmon për të bërë gjëra të mira me skuadrën. E para të shkojmë në play-off, më pas do e tentojmë me skuadrat që na bie shorti”, u shpreh Mema.