Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Java e 20-të premton SPEKTAKËL, pretendentët përplasin “brirët” për kreun (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 20-të premton SPEKTAKËL, pretendentët përplasin
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë mjaft të luftuar, ku tashmë çdo pikë e lënë rrugës “dhemb” shumë. Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 20-të të kampionatit, ku duele mjaft të luftuara janë në program.

Madje do të ketë edhe përplasje mes ekipeve pretendente, ku në lojë është kreun i klasifikimit. Kështu kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë, të shtunë dhe të dielë, duele që do të luhen të gjitha në të njëjtën orë.

Të shtunën, Apolonia do të presë në shtëpi skuadrën e Korabit dhe mes tyre është një duel direkt për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Një tjetër duel interesant është mes Erzenit dhe Burrelit. Shijakasit siguruan fitoren e parë në këtë sezon dhe tashmë janë më të motivuar se kurrë për një tjetër 3 pikësh përballë ekipit të Ditmar Bicajt.

Valbona nga krahu tjetër kërkon pikët “jetike” ndaj Pogradecit të Ard Memës, teksa vëmendja ditën e shtunë do të jetë te dueli mes Kukësit e Lushnjes. Verilindorët synojnë vetëm fitoren përballë Lushnjarëve për të shpresuar deri në fund te mbijetesa.

Ditën e dielë është radha e ekipeve të kreut për të zbritur në fushë. Kështu Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Kastriotit dhe fitorja për të dyja skuadrat është mëse e detyrueshme. Ndërkohë padiksutim që vëmendjen kryesorë do të marrë përballja mes Vorës dhe Besës së kavajës.

Skuadra e Arian Bellait ka një tjetër shans për t’iu larguar akomë më shumë ndjekësve, ndërsa nga krahu tjetër për kavajasit mund të jetë si “treni” i fundit në luftën për titullin. Një 90-të minutësh i gjithi për t’u shijuar, ku spektakli nuk pritet të mungojë.

Java e 20-të premton SPEKTAKËL, pretendentët përplasin
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga