Ditën e sotme pritej që Jose Mourinho të zyrtarizohej si trajneri i ri i Real Madridit. Pasi prej ditësh, mes tij dhe Florentino Perez u arrit dakordësia për t’u emëruar në stol, këtë të hënë ishte përcaktuar vetëm komunikata formale, diçka që ende s’është realizuar.
Shkak i kësaj “ngrirje” është bërë Enrique Riquelme, kandidati më i ri për presidentin e merengues, i cili njoftoi sot se do të garojë përballë Perez për numrin “një” të klubit.
Zgjedhjet priten të mbahen më 7 qershor dhe deri atëherë, fati i portugezit do të jetë “në ajër”, pasi duhet medoemos të qartësohet se kujt do t’i dorëzohen “çelësat” e Realit për vitet e ardhshme.
E nëse Perez, nuk ia del, Mourinho do të duhet të pres me ankth nëse do të ketë pëlqimin e udhëheqësit të ri për rikthimin e tij.
???? ????????????????????????????????: José Mourinho was set to be announced as the new Real Madrid manager today, but due to the elections, this has been put on hold ????
— 433 (@433) May 25, 2026
Everything was prepared and scheduled for Mourinho to be presented as the new coach on Monday. But with Florentino Pérez facing… pic.twitter.com/iihdA9JaNl
