Kategoria e Parë do të rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 16-të në fundjavë. Ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen të ndara në 2 ditë.
Të shtunën do të zhvillohen 5 ndeshje, ndërsa të dielën do të luhet edhe përballja e fundit. Të gjitha ndeshjet janë programuar për t’u zhvillluar paralelisht në orën 13:30.
Kështu Apolonia do të presë Korabin, ndërsa Kastrioti luan në transfertë ndaj Burrelit. Interesante ditën e shtunë do të jetë edhe përballet Iliria – Luftëtari, Pogradeci – Kukësi, teksa padiksutim vëmendja kryesorë do të jetë te supersfida Laçi – Skënderbeu. Kryesuesit e kampionatit do të sfidohen mes tyre, ku 3 pikët janë të “detyrueshme”.
Ndërkohë do të mbyllë këtë ndeshja mes Lushnjes dhe Besës, që do të luhet ditën e dielë, në orën 13:30.
NDESHJTE e javës së 16-të:
Të shtunën:
Apolonia – Korabi
Burreli – Kastrioti
Iliria – Luftëtari
Laci – Skënderbeu
Pogradeci – Kukësi
Të dielën:
Lushnja – Besa
