
Iliria ka nisur punën për Kategorinë e Parë. Kampionët e Kategorisë së Dytë kanë arritur të plotësojnë stafin e ekipit.
Kështu Mario Bytyçi u bashkohet krutanëve për sezonin e ri, ku do të mbajë rolin e trajnerit të portierëve. Bytyçi do të jetë kështu pjesë e stafit të skuadrës që udhëhiqet nga Dritan Smajli.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa i urojnë suksese në aventurën e tij të re në eki.
“Mario Bytyçi i bashkohet Klubit Futbollit Iliria!
Klubi jonë ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Mario Bytyçit në stafin teknik të ekipit të parë, ku ai do të mbajë rolin e trajnerit të portierëve.
Me një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar dhe me një pasion të veçantë për zhvillimin e portierëve, Bytyçi sjell profesionalizëm, përkushtim dhe ekspertizë të çmuar në këtë pozicion kyç.
Ai i bashkohet stafit teknik të udhëhequr nga Dritan Smajli, së bashku me Petrit Selmanin dhe Jornels Selmanin, duke përforcuar më tej strukturën dhe vizionin e klubit tonë për të ardhmen.
Mirë se vjen në familje, Mario!”, shkruhet në postimin e Ilirisë.
View this post on Instagram