Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

I bashkuar me ekipin e Valbonës, sulmuesit 20-vjeçar i bëhet pengesë klubi i Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
I bashkuar me ekipin e Valbonës, sulmuesit 20-vjeçar i bëhet
Marius Zena

Marius Zena ka vendosur që të mos i ndahet futbollit, duke u bashkuar me ekipin e Kategorisë së Parë, Valbonën. Sulmuesi 20-vjeçar që më parë është aktivizuar me Dinamon, Vorën dhe Kukësin, tashmë është gati për aventurën e re.

Megjithatë është pikërisht klubi i Kukësit që po i hap probleme talentit të repartit ofensiv. Klubi verilindor zotëron kartonin e futbollistit dhe nuk e ka lejuar që ai të aktivizohet me Valbonën, edhe pse vetë Zena tashmë është bashkuar me grupin që drejtohet nga Oltijon Kërnaja.

Kujtojmë se Zena është një talent i spikatur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Spanjë. Para dy vitesh, 20-vjeçari ka qenë në provë tek Real Madrid, teksa interesim për të ka pasur edhe klubi i Granadës, por pa arritur që operacioni të finalizohej.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga