
Ditën e sotme do të luhen 2 takime mjaft të rëndësishme që janë të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. 4 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për fitoren, me sfidat që do të luhen në të njëjtën orë, 13:30.
Kështu Burreli do të presë në shtëpi skuadrën e Korabit. Ndërkohë Apolonia do të luajë në transfertë, ku do të sfidojë Pogradecin.
Për këto 2 takime janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu “Neësport.al” ka mësuar edhe emrat e tyre.
Ndeshjet dhe arbitrat:
POGRADECI - APOLONIA
Arbitër kryesor: Daniel Vrapi
Asistent 1: Heraj Lisaku
Asistent 2: Xhuljan Rroshi
Arbitër i 4: Klodian Shahini
Var: Erjon Bylykbashi
Avar: Olsion Yzeiraj
BURRELI – KORABI
Arbitër kryesor: Silvio Dyrmishi
Asistent 1: Rexhep Muzhaqi
Asistent 2: Krist Zefej
Arbitër i 4: Gerard Çokaj