Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FSHF e shtyu për shkak të gjendjes së fushës, ja kur do të luhet sfida e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF e shtyu për shkak të gjendjes së fushës, ja kur do
Kategoria e Parë

Ditën e djeshme, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se ndeshja Kastrioti – Besa, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, nuk do të zhvillohej (dje), siç ishte planifikuar fillimisht.

Pas inspektimit të kryer në terren, u konstatua se fusha e stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë është rënduar ndjeshëm për shkak të reshjeve të shumta të shiut, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në kushte optimale dhe të sigurta.

Kështu, dy ekipet do të zbresin në fushë ditën e sotme, pikërisht në stadiumin “Redi Maloku”. Kjo ndeshje do të startojë prej orës 13:30.

 

Poll

Lexo gjithashtu