Pogradeci
Pogradeci do të presë Kastriotin dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 8-të të Kategorisë së Parë. Duel ky që do të startojë në orën 14:00, ditën e nesërme dhe që merr vëmendjen e tifozëve.
Për këtë përballje klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve, pasi janë shumë të rëndësishëm për ecurinë e ekipit. Mbështetja e tyre motivon lojtarët dhe tashmë pogradecarët që kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.
500 lekë kushton një biletë në tribunën kryesorë, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit, një biletë kushton 200 lekë. Kujtojmë se aktualisht Pogradeci mban vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 9 pikë pas 7 javësh. Kanë arritur të marrin 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Postimi i Pogradecit
Poll
