Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Fillimisht Kukësi dhe më pas Luftëtari, KALENDARI i “buzëqesh” Pogradecit

Shkruar nga NEWSPORT
Fillimisht Kukësi dhe më pas Luftëtari, KALENDARI i
Pogradeci

Pogradeci është një nga skuadrat që do të luftojë deri në fund me Laçin dhe Skënderbeun për vendet e para në klasifikim. Vetëm 1 pikë i ndan liqenorët nga vendi i dytë që mbahet nga kurbinasit dhe 8 pikë nga korçarët.

Paraqitjet e skuadrës së Emiliano Çelës janë mjaft pozitive në javët e fundit, teksa kalendari i buzëqesh për ndeshjet e fundit të këtij viti. Kjo pasi në axhendë do të sfidohet me 2 ekipet e fundit në klasifikim.

Fillimisht do të presin Kukësin në shtëpi, duel ky i programuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 13:30 dhe që është i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit. Siç dihet verilindorët janë të fundit në klasifikim me vetëm 9 pikë dhe nga Pogradeci pritet vetëm fitorja.

Ndërkohë 1 javë më pas do të përballen me Luftëtarin në transfertë. Saktësisht më 20 nëntor në orën 13:30. Dy sfida shumë të rëndësishme, ku synimi kryesorë është që të mbyllin vitin 2025 me 6 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu