Tek Erzeni ditën e sotme kanë patur një rast të veçantë për të uruar e festuar. Lojtari i gjirit të shijakasve gëzon ditëlindjen e tij të 22-të.
I gjithë stafi dhe bashkëlojtarët kanë uruar Xhordanin! Bëhet fjalë për Xhordan lajthia, një lojtar premtues dhe i ri në moshë. Ai premton shumë për të ardhmen, plus të rin jtë e tjerë të klubit shijakas që po përpiqen të tregojnë veten e tyre krahas misionit mbijetesë të një emri të shquar të futbollit, si KF Erzeni.
Klubi në rrjetet sociale i ka uruar më të mira futbollistit të vetë, i cil të ardhmen e ka të rezervuar me gjëra absolutisht pozitive.
URIMI I KF ERZENIT:
Gëzuar ditëlindjen Xhordan Lajthia !
Sot mesfushori i klubit të futbollit Erzeni Xhordan Lajthia ka 22 vjetorin e lindjes.
Erzeni Ndër Vite i uron edhe 100 vite të lumtura.
Gëzuar ditëlindjen Xhordan
Gjithë të mirat në karrierë, jetë dhe familje.