Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Erdhëm për barazim por...”, Nikaj pas fitores me Lushnjën: Superiorja të hedhë sytë edhe nga ne, jo vetëm në tregun e huaj

Shkruar nga NEWSPORT
“Erdhëm për barazim por...”, Nikaj pas fitores me
Samuel Nikaj

Burreli ka triumfuar në transfertë përballë Lushnjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, përfundoi 0-1. Pas këtij dueli foli edhe trajneri fitues, Samuel Nikaj.

“Nuk mund të them se ishim ekipi më i mirë, Lushnja bëri ndeshje të mirë, pati rast me penallti. Kur nuk e bën golin, e pëson. Ne kishim ardhur edhe për një barazim. Erdhi fitorja, kjo është qershia mbi tortë e ndeshjes. Unë nis me 5-3-2 për “high press”, por skuadra nuk u përgjigj. E kisha përgatitur jo për bllok të mesëm. E kisha studiuar Lushnjën mirë, trajneri është vendali, u pa entuziazmi në stadium. Si me qenë ndeshje Superiore. Ndeshja ishte jashtë, menduam për barazim. Rezultoi me sukses, kështu e kemi fatin ne trajnerët.

Unë pata besim dhe e futa, nuk është se e justifikoi 100%. Kisha dhe Xhabrahimin, futa Ajazin për menaxhimin. Është mësuar. Është i fortë në ajër. Ajazi te Besëlidhja ka pasur vetëm 20 minuta. Ne i kemi besuar, e kam ndjekur dhe e di që do më ndihmojë shumë. Kam dy sulmues shumë të mirë. Më erdhi keq që nuk e futa Xhabrahimin sot. Ushtarë janë, kur të thirren në luftë duhet të luftojnë me 100% e tyre.

Me thënë të drejtën, që në ndeshjet e para, dhe kur fituam me Kavajën, gjithmonë kam qenë që ne të jemi në “play off”. Të bëjmë 45 pikë, të sigurojmë 6, dhe të promovojmë lojtarët e rinj. U dhashë mundësinë Rrapit dhe Hotit, që janë lojtarë për treg. Futja e Patushit ndoshta ishte pak e nxituar, pasi vinte nga një operacion. Përderisa nuk kemi objektivat shumë madhorë, duhet të punojmë me brezin e ri. Superiorja të hedhë sytë nga Kategoria e Parë, të mos shohë vetëm tregun e huaj. Nuk janë zgjedhje më të mira se këto në Kategorinë e Parë”, u shpreh Nikaj.

Poll

Lexo gjithashtu