
Elbasani është zyrtarisht skuadra kampione e Kategorisë së Parë në sezonin 2023-2024.
Verdheblutë mposhtën sot Tomorin në Elbasan Arena me rezultatin e thellë 5-0 dhe sigurojnë matematikisht vendin e parë pas ndalesës së Bylisit.
Lleshi ishte heroi i ndeshjes së sotme teksa shënoi një ‘Hat-Trick’, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Bedri Greca dhe Bobby Clement.
Ndeshja e rradhës për elbasanasit është ndaj Bylisit në Ballsh, por do të jetë thjeshtë për statistika.
ELBASANI 5-0 TOMORI
(Lleshi 35′, 45’+1′, 57’, Greca 48’, Clement 90’)
Formacionet zyrtare:
ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, Gava, Kurti, K. Kasa, A. Kasa, Hasani, Greca, Hoxhaj, Lleshi. Trajner: N. Dede
TOMORI: Zama, Baruti, Çaço, Pasmaçiu, Kasmollari, Hysolli, Gjoni, Arbri, Kumani, Hyseni, Oshafi. Trajner: L. Hadaj