Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ I dalë nga akademia e Tiranës, mesfushori “braktis” Partizanin për pretendentët e Superiores

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ I dalë nga akademia e Tiranës, mesfushori
Mateo Shanaj

Mateo Shanaj do të jetë futbollisti më i ri i Pogradecit. Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se mesfushori do të huazohet nga ekipi i Partizanit tek liqenorët në Kategorinë e Parë.

Një tjetër transferim interesant nga klubi i Pogradecit, që mesa duket e kanë marrë seriozisht misionin Superiore. Kështu, pas Kristjan Preknicaj, De Oliveira dhe Georgios Lleshaj, Shanaj bëhet i radhës që u bashkohet liqenorëve.

Kujtojmë se mesfushori Shanaj është 24 vjeç, ndërsa ka dalë nga akademia e Tiranës. Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Turbinën dhe Apoloninë e Fierit.  

Në krahun tjetër, Pogradeci mbetet një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superiore. Kjo për shkak se mbajnë vendin e 3-të me 32 pikë, 1 më pak se Laçi i vendit të dytë.

Poll

Lexo gjithashtu