Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë me orarë të ri, java e 25-të e kampionatit luhet e ndarë në 2 ditë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë me orarë të ri, java
Kategoria e Pare

Ekipet e Kategorisë së Parë kanë kthyer menjëherë fokusin te sfida e radhës në kampionat. Kjo pasi tashmë kampionati është në fazën më të “nxehtë” të tij dhe skuadrat synojnë të marrin pikët maksimale për të arritur drejt objektivave të tyre.

Kështu java e 25-të na rezervon përballje mjaft të luftuara. Kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë, saktësisht të premten, të shtunë dhe të dielë. 

Më 28 shkurt në orën 14:00 do të luhen 2 ndeshje mjaft të rnëdësishme. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Korabit. Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Pogradecit dhe Lushnjes.

Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohen 3 takimet e tjera në orën 14:00. Vora do të presë Kukësin, ndërsa Apolonia do të luajë në transfertë ndaj Besës si dhe Burreli – Kastrioti.

Ndërkohe Erzeni - Valbona është sfida e fundit e kësaj jave e cila është sportuar për të dielën dhe do të luhet në orën 14:00.

Java 25
Flamurtari – Korabi 28.02.2025 14:00
Pogradeci – Lushnja 28.02.2025 14:00
Vora – Kukësi 01.03.2025 14:00
Besa – Apolonia 01.03.2025 14:00
Burreli – Kastrioti 01.03.2025 14:00
Erzeni – Valbona 02.03.2025 14:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga