Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E pret Superiorja, Nevil Dede i motivuar: Fitues nuk janë ata që nuk dështojnë asnjëherë, por ata që nuk dorëzohen kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
E pret Superiorja, Nevil Dede i motivuar: Fitues nuk janë ata që nuk
Nevil Dede, Elbasani

Elbasani siguroi ngjitjen në Superiore dhe festa është e madhe në qytet. Verdheblutë rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas shumë vitesh vuajtje në kategoritë më inferiore.

Janë në rrugën e duhur edhe për titullin kampion të Kategorisë së Parë, por kjo do të vendoset zyrtarisht pas dy javësh kur të përballen direkt me Bylisin që është 3 pikë pas.

Nevil Dede është konfirmuar si trajneri që do të drejtojë skuadrën sezonin tjetër ku do të nisë një tjetër cikël me objektivin për të krijuar një ekip konkurues në vitet e ardhshme. Me një postim në faqen e tij, tekniku elbasanas ndihet i motivuar teksa ndan një foto me grupin e lojtarëve në festën e dhomave të zhveshjes.

“Fitues nuk janë ata njerëz që nuk dështojnë asnjëherë, por ata që nuk dorëzohen kurrë”, shkruan trajneri.

E pret Superiorja, Nevil Dede i motivuar: Fitues nuk janë ata që nuk
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga