Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E gjithë vëmendja në Korçë, shtyhet finalja e titullit mes Skënderbeut dhe Laçit (NJOFTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
E gjithë vëmendja në Korçë, shtyhet finalja e
Skënderbeu

Skënderbeu dhe Laçi nuk do të përballen më 3 maj, siç ishte parashikuar dhe vendosur më parë. Sfida e titullit kampion në Kategorinë e Parë, është shtyrë për një ditë më vonë.

Kjo ndeshje do të luhet pikërisht më datë 4 maj në stadiumin e Korçës, duke nisur prej orës 17:00. Ky ndryshim është bërë që kjo “kryesfidë” të jetë ndeshja e vetme, me vendasit dhe kurbinasit që do të luftojnë për trofeun.

POSTIMI I KLUBIT TË SKËNDERBEUT:

FINALJA E MADHE! Ditën e hënë, më 4 Maj, ora 17:00 kurorëzohet fituesi i kategorisë së parë, titull që duhet të jetë në "sirtarët" e qytetit të Korçës. Kjo ka nevojë edhe për ndihmën tuaj, ndaj të gjithë të jemi në mbështetje të ekipit të zemrës, për të mbyllur një vit kalendarik të suksesshëm dhe për të parë larg, aty ku e meritojmë, lart!

Poll

Lexo gjithashtu