Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Besa zyrtarizoi në stol Shpëtim Duron, Emiljano Çela ka një mesazh të gjatë për kavajasit pas largimit (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Besa zyrtarizoi në stol Shpëtim Duron, Emiljano Çela ka
Emiljano Cela kur drejtonte Besen

Emiljano Çela nuk është më prej disa ditësh trajner i Besës së Kavajës. Palët mes tyre ndanë rrugët dhe tashmë në stolin e kavajasve është zyrtarizuar Shpëtim Duro.

Ish-trajneri i Besës tashmë ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij largimi. Çela falenderon të gjithë për mbështetjen dhe mundësinë e dhënë, ndërsa u uroj kavajasve sa më shumë suksese dhe rikthim në majën e futbollit. Një mesazh që tregon se palët mes tyre janë ndarë me mirëkuptim.

“Pershendetje: Sic jeni informuar edhe nga media por edhe nga deklarata zyrtare e Klubit tashme,Nuk do te jem me trajneri i “KS BESA”. Pas 20 ndeshje ne total (11 fitore 6 barazime 3 humbje) vendosem ta nderpresim ketu bashkpunimin.Shpreh mirnjohje dhe konsiderate te vecante per kryetarin e bashkis Z.Fisnik Qose per punen dhe ndihmen qe po jep per zhvillimin e futbollit ne Kavaje,per presidentin Z.Nexhat Bizhdili per mundesin qe me dha per te drejtuar nie nga klubet me te vjeter te futbollit shqiptar,Drejtorin Romeo Bizhdili per bashkpunimin dhe suportin e vazhdueshem.Patjeter qe nje falenderim i vecant shkon per te gjith futbollistet dhe stafin per seriozitetin dhe profesionalizmin qe treguan gjat gjith kesaj kohe,shpresoj qe te gjith se bashku me punen tone ta kemi bere nje hap te madh per ta zhvilluar kete klub dhe kete ekip per te shkuar ne nivelet me te larta te futbollit shqiptar. Mirutakofshim KS BESA????”, ka shkruar timonieri.

Besa zyrtarizoi në stol Shpëtim Duron, Emiljano Çela ka
 

 

Poll

Lexo gjithashtu