Apolonia nuk ia doli të merrte pikë ndaj Besës duke u mposhtur vetëm në minutat e fundit me rezultatin 1-2. Në fund të ndeshjes drejtori teknik Sedat Pajaziti i cili do të jetë trajneri i ri i fierakëve pas largimit të Mërgjyshit.
“E dinim që do përballeshim me liderin e kampionatit. Ishte e vështirë pasi kisha 3-4 ditë ku nuk mund të bëja shumë. Ndeshja shkoi mirë, por më vjen keq që na u dëmtuam disa të rinj. Nuk arritëm të bënim më shumë, Besa ka lojtarë që të dënojnë me një rast.
E ardhmja? Do vazhdoj unë në stol, do jem edhe drejtori teknik derisa të gjendet drejtori i ri.
Do ishim të kënaqur edhe me barazim, por nëse s’do të doja fitoren do hiqja Maksutin më shpejt. Por, unë doja fitoren.
Objektivi është të bëjmë sa më mirë, të luajmë më shumë e më shpejtë. Sot pashë disa gjëra pozitive. Rruga na tregon objektivat”, tha Pajaziti.