Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Ashtu si shkoi pjesa e dytë, nuk jam i kënaqur”, tekniku i Kukësit, Pajaziti: Dua t’i përgëzoj djemtë edhe pse mungon përvoja

Shkruar nga NEWSPORT
“Ashtu si shkoi pjesa e dytë, nuk jam i kënaqur”, tekniku
Trajneri i Kukësit, Sedat Pajaziti

Kukësi dhe Lushnja kanë barazuar ditën e sotme në kuadër të javës së 3-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i verilindorëve, Sedat Pajaziti.

“Në fakt si shkoi pjesa e dytë, nuk jam i kënaqur. Duke marrë parasysh pjesën e parë se Lushnja kishte raste dhe nuk e filluam ndeshjen si duhet, dua të përgëzoj djemtë, por na mungon përvoja dhe eksperienca. Po t’i kishim mund të bënim më shumë.

Në fazën e sulmit dua të pasojmë, të ndërrojmë krahun sa më shpesh, gjatë gjithë kohës e kam bërë. Kishin momente që donin të luanin me top të gjatë, kishin frikë, nuk e dua këtë gjë në futboll. Në disa momente aq keq u vendosëm sa Lushnja shumë lehtë mund të kalonte në epërsi.

Ne e dinim nga cila anë është me e fortë dhe cila më e dobët Lushnja. Grezda dhe Bespalla kanë shumë cilësi, por nuk po arrijnë ta shfaqin potencialin që kanë. I fal çfarëdo të bëjnë se janë të rinj, me potencial, vetëm duhet të përmirësohen akoma. Duhet pak kohë se në dy muaj ta përgatisësh ekipin është kohë e shkurtër për t’i përmirësuar të gjitha. Duhet të jemi pak më të shpejt në fazën e sulmit, të lëvizim më shpejt.

Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja diçka tjetër. Në momentin që vjen ndeshja, çuna të rinj, ndoshta mendojnë se humbin topin, çuna të rinj. Në të tri ndeshjet kemi pasur problem në fillimin e ndeshjes.

Synimi? Titulli kampion. E thashë pak me shaka. Mos interpretohet tani, ne do mundohemi për më të mirën. Të bëjmë sa më mirë se kam besim mund të bëjmë gjëra të mëdha me këto djem”, tha Pajaziti.

Poll

Lexo gjithashtu