Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

6 fitore në javën e 13-të, Flamurtari, Besa dhe Vora “këmba – këmbës” (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
6 fitore në javën e 13-të, Flamurtari, Besa dhe Vora
Kategoria e Parë

Kategoria e Parë para pak minutash ka mbyllur javën e 13-të të saj. Kështu në këtë javë janë marrë plot 6 fitore nga 6 ekipet e kreut, duke e ndarë tabelën e klasifikimit në dy pjesë.

Flamurtari, besa dhe Vora ndjekin “këmba – këmbës” njëra –tjetrën, ndërsa diferenca mes tyre vazhdon të mbetet 1 pikë. Vlonjatët kryesojnë me 32 pikë pas fitores me Erzenin, teksa ndjekin Besa dhe Vora me 1 pikë më pas, ndërsa kanë fituar respektivisht ndaj Korabit dhe Kukësit.  

Kastrioti triumfoi 1-0 ndaj Apolonisë dhe shkon në kuotën e 23 pikëve. 3 pikë më pak ka Burreli, që këtë javë triumfoi kundër Valbonës, ndërsa me 18 pikë ndjek Pogradeci që triumfoi 1-0 ndaj Lushnjes.

Apolonia dhe Lushnja kanë nga 15 pikë dhe ndajnë vendin e 7 dhe 8-të, teksa Kukësi i ndjek me 2 pikë më pak në vendin e 9-të. Me 11 pikë ndodhet Korabi në vendin e 10-të, ndërsa Valbona ka 9 pikë dhe mbyll klasifikimit Erzeni me vetëm 2 pikë pas 13 javësh.

6 fitore në javën e 13-të, Flamurtari, Besa dhe Vora
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga