
Kategoria e Parë
Ekipet e Kategorisë së Parë do të zbresin në fushë për të zhvilluar mes tyre ndeshjet e javës së 13-të të kampionatit. Duele direkte për mbijetesë dhe pr “Play-Off” janë në program, të cilët do të luhen ditën e sotme në orën 13:30.
8 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë. Kështu Korabi do të presë Besën, ndërsa Burreli udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.
Flamurtari pas humbjes në Kupë synon fitoren në kampionat ndaj Erzenit, ndërsa dueli tjetër do të jetë mes Kastriotit dhe Apolonisë.

Poll